“Poshtë komunistët”

Futboll

“Poshtë komunistët”

Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:18
“Poshtë komunistët”

Tifozët e Tiranës gjithnjë janë krenuar me faktin që kanë qenë kundër sistemit. Një ndër thirrjet e tyre me të njohura në stadium është edhe ajo “poshtë komunistët”.

Kjo shpesh iu drejtohet rivalëve të Partizanit që janë themeluar pikërisht si një klub i ushtrisë dhe nga ish-gjeneralë të shquar të atij sistemi.

E megjithatë, gjetja e djeshme me Ainshtainin që tregonte formulat e suksesit, kishte diçka ku të kuqtë ndoshta edhe me të drejtë mund të kapen: Po, Ainshtaini a nuk ishte komunist?

E vërtet është që po, Ainshtaini, një nga mendjet më të ndritura të njerëzimit, një fizikant dhe shkencëtar i jashtëzakonshëm, ka qenë simpatizant dhe mbështetës i lëvizjeve komuniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat