Shitja e fanellave të Ronaldos, Juventus arkëton shifra marramendëse

Futboll

Shitja e fanellave të Ronaldos, Juventus arkëton shifra marramendëse

Më: 2 mars 2019 Në ora: 11:17
Shitja e fanellave të Ronaldos, Juventus arkëton shifra marramendëse

Afrimi i Kristiano Ronaldos ndoshta nuk është pasqyruar si një sukses mahnitës në fushë, por për sa u përket arkave të klubit po. Pas bilancit të 3-mujorit të parë të sezonit 2018-2019, fitimet neto janë shtuar me 81 për qind më shumë sesa një vit më parë dhe kjo falë shitjes së bluzave të CR7.

Nëse vjet fitimet nga fanellat ishin 14.65, vetëm në tremujorin e parë shifrat tregojnë 26.51 milionë euro. Për më shumë, në fund të këtij sezoni, falë kësaj urie për “akserorët” bardhezi, kompania “Adidas” i ka premtuar Juves një bonus prej 15 milionësh, pa harruar se nga sezoni 2019-2020 falë kontratës me gjermanët, bardhezinjtë do të nisin të arkëtojnë jo më 23.3, por plot 51 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2027.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat