Me gjithë humbjen nga Polonia vashat e Kombëtares U19 treguan lojë të mirë 

Futboll

Me gjithë humbjen nga Polonia vashat e Kombëtares U19 treguan lojë të mirë 

Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:08
Me gjithë humbjen nga Polonia vashat e Kombëtares U19 treguan lojë të mirë 

Duket se ardhja nga Stambolli në ndeshjen kundër Polonisë e krerëve të FFK-së, presidentit Agim Ademi dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, të cilët po marrin pjesë në punimet e Mitingut të UEFA-s, ku po diskutohet rreth strategjisë së zhvillimit të federatave sportive, i dha shpirt e zemër ekipit tonë Kombëtar U19.

Presidenti Ademi duke uruar vashat tona ka thënë se ai dhe FFK-ja e kanë me prioritet zhvillimin e futbollit të femrave e veçmas ekipit kombëtar në këtë grup-moshë.

“Ne do të përkrahim parezervë dhe do të punojmë shumë në zhvillimin dhe përparimin e juaj. Mendoj se ju në këto ndeshje përfaqësoni veten tuaj, familjet e juaja e mbi të gjitha përfaqësoni Kosovën, ndaj gjithmonë duhet të keni parasysh moton ‘Krenari dhe përgjegjësi’. Me krenari të bartni fanellën e Kosovës dhe me përgjegjësi t’i qaseni çdo ndeshje për të arritur rezultate sa më të mira. Për çdo gjë do ta keni përkrahjen time dhe të KE”, u ka thënë presidenti Ademi vashave të Kombëtares U19.
Ndeshja e sotme kundër Polonisë, ishte krejt ndryshe nga ndeshja e parë kundër Republikës së Çekisë. Kishte një dallim të jashtëzakonshëm. Vashat tona në këtë ndeshje ditën të qarkullojnë topin më mirë, ta mbajnë në pronësi, ta mbrojnë portën e vet, por edhe të ndërtojnë aksione në sulm. Madje mbrojtja e jonë u tregua kështjellë e fortë dhe polaket arritën te goli i parë në minutat shtesë të pjesës së parë nga një pakujdesi e futbollisteve tona dhe kjo pjesë u përmbyllë me rezultat 0:1 për Poloninë. Edhe pjesa e dytë nisi mirë, por një penallti e shkaktuar në zonë dërgoi Poloninë në epërsi në 2:0. Tutje polaket shënuan edhe dy gola në minutën e 75-të dhe 88-të. Si do qoftë duhet përgëzuar vashat tona për lojë dhe angazhim.

Pas ndeshjes deklaruan: Kushtrim Munishi, përzgjedhës:

E dinim që edhe Polonia është kundërshtar i fortë, por ne arritëm që të mos i përsërisim gabimet nga ndeshja e kaluar. Mendoj se vajzat morën veten i zbatuan detyrat mirë. Duhet të them se ishte një pasqyrë krejt ndryshe e lojës nga ajo e ndeshjes së parë. Për aq sa ishte e mundur ne mënjanuam dobësitë tona dhe mendoj se ia arritëm në masë të madhe, por neve na pret një punë për këtë grup-moshë, ndryshe kemi potencialin. Po ashtu mendoj se na dënoi shkaku që disa nga futbollistet që kanë mundur të jenë pjesë e jona në këto moment u dashtë t’i bashkëngjiten Kombëtares A në Bullgari.

Anjeza Rexhepi, futbolliste

Mendoj se në këtë ndeshje ishim më të konsiliduara. Patëm një paraqitje mjaft të mirë. Kemi bashkëvepruar dhe komunikuar më mirë ndërmjet vete. Loja ishte fortë përballë një kundërshtari mjaft të fortë, por edhe në po përmirësohemi vazhdimisht.

Blerina Zhabari, fubolliste
Në ndeshje me Poloninë, mendoj se ishte një fytyrë tjetër e jona, sepse treguam guxim dhe dëshirë të madhe, ani pse humbëm. Ditëm ta mbajmë topin, ta ruajmë më mirë portën dhe krijuam edhe raste shënimi. Ne ngadalë po fitojmë edhe përvojë dhe po përmirësohemi.

Kosova – Polinia 0:4 (0:1)
Fusha e Futbollit, Side.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtare: B. Bayram, B., Yilmaz, G. Saydinç e Y. Sarikoja.
Shënuese: Maskewicez(45+2), Siran9(50 P), Materek(7) dhe Kloda(88) për POL.

Kosova U19: Podvorica, Fejza, Hyseni, Zhabari, Zeqiri(Thaqi), Emerllahu, Rexhepi(Leka), Cenaj(Krasniqi), Shala(Olluri), Redzaj, Ramadani, e Tahiraj.

Polonia: Baranowska, Stasiak(Bednarz), Sirant, Rekus, Maskewicez(Filipcezak), Materek(, Tylak(Maciazka, K), Furmaninak(Klodsa), Kloda(Ostrowska), BosakLegowski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat