Fol Tahir, një fjalë një lirë!

Futboll

Fol Tahir, një fjalë një lirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:42
Tahir Batatina

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, është i qetë apo i relaksuar me fitoren minimale me rezultat 1:0 ndaj skuadrës me renome Prishtina, në ndeshjen derbi të javës së 20-të të Superligës së Kosovës.

Batatina është një organizator i madh brenda ekipit dhe një eksploziv  me deklarata, ndonjëherë të lë përshtypje se është në fron të luftës dhe jo në fushë sportive.

Por natyra e tij është eksplozive  dhe e do fitoren jo me çdo kusht, por vetëm nëse e meriton. Sigurisht se iu ka bërë zemra mal që e mposhti Prishtinën dhe tani po pushon, asnjë fjalë asnjë rresht nuk e ka postuar në faqen e tij të facebookut, ose është në festë me ekip dhe nuk e sheh të arsyeshme të thumbojë rivalin, duke e kursyer për humbje.

Fundja, Tahir thuaje një fjalë, një fjalë një lirë, sepse e meriton Llapi një përshëndetje nga Ju pas kësaj fitore. Tahiri njihet me shpirt luftarak dhe e ka vendosur që ta ndjek titullin deri në fund, tani Llapi është në vend të tretë me 41 pikë, dy me pak se Prishtina dhe 7 se lideri Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat