Flamurtari pëson humbje nga Trepça 89

Futboll

Flamurtari pëson humbje nga Trepça 89

Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:03
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Trepçës 89 ka arritur ta mposhtë Flamurtarin me rezultat 0 me 2 në stadiumin Fadil Vokrri, ku tanimë skuadra e Flamurtarit do ti luaj ndeshjet si vendas.

Loja më mirë nisi për Flamurtarin të cilët krijuan më shumë raste për gol në pjesën e parë, mirëpo që nuk arritën të shënonin

Pjesa e dytë nisë më mirë për mysafirët të cilët shënuan qysh në minutëne 49 me anë të Hernan, ndërkaq që ishte Diaëara ai i cili shënoi për rezultatin përfundimtar.

Trepça 89 renditet në vendin e 6 me 28 pikë, ndërsa Flamurtari me këtë humbje zbret në pozitën e 9 me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat