Lukaku: Dëshiroja që Pogba ta ekzekutonte penalltinë

Futboll

Lukaku: Dëshiroja që Pogba ta ekzekutonte penalltinë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:13
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku ishte ylli i mbrëmjes në ndeshjen Manchester United – Southampton.

Belgu shënoi dy gola për t’i siguruar fitoren ‘djajve të kuq’ , por refuzoi mundësinë për të realizuar het trik.

Në minutën e fundit të takimit u akordua një penallti në favor të Man United, të cilën e ekzekutoi Pogba dhe dështoi ta konkretizonte në gol.

Lukaku as pas ndeshjes nuk ishte pishman që nuk shfrytëzoi rastin për të shënuar nga pika e bardhë dhe të regjistroj het trik.

“Unë jam një sulmues dhe pata dëshirën që Pogba ta shënonte penalltinë” ka thënë fillimisht belgu..

“Ai nuk ka qenë në një seri të mirë dhe ka qenë një lojtar me rëndësi për ne dhe do të kthehet përsëri” ka thënë ndër të tjerash ai.

Lukaku shënoi dy gola të bukur duke justifikuar besimin që iu dha nga Ole Gunnar Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat