Barcelona sërish macja e zezë për Realin

Futboll

Barcelona sërish macja e zezë për Realin

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:47
Real Madrid - Barcelona

(E plotësuar) - Barcelona po shkon drejt titullit të ri në Spanjë, pas fitores me rezultat 1:0 në Santiago Bernabeu ndaj rivalit të përbetuar e të përjetshëm Real Madridit, në kuadër të javës së 26-të.

Ndeshja ka qenë e luftuar por Barcelona ia doli sërish të fiton pas asaj fitore bindëse me 3:0 në kuadër të Kupës. Brenda javës Barcelona dy herë mposhti Realin, një here për Kupë dhe sonte për pikë. Në minutën e 26-të kroati Ivan Rakitiq futet në 16-sh dhe me mjeshtri shënon për 0:1.

Barcelona thellon epërsinë me 60 pikë në krye të tabelës, ka 10 më shumë se Atlëtico Madridi dhe 12 se Real Madridi në pozitën e tretë.

Me një fjalë Barcelona sërish u tregu macja e zezë për Realin. Lionel Messi me shokë kthehen me tri pikë të mëdha nga Madridi.

Ndeshje e zjarrtë, Barcelona ende në epërsi

75 minuta lojë në Santiago Bernabeu dhe asgjë nuk dihet deri në fund, Barcelona ende në epërsi me 0:1.

Plot 62 minuta lojë Barcelona ende në epërsi dhe nëse fiton shkëputet 12 pikë nga Real Madridi.

Messi me shokë kërkojnë pikët e plota që të janë më të qetë në vazhdim të kampionatit.

***

Ka përfunduar pjesa e parë mes Barcelonës dhe Real Madridi-t.

Pas 45 minutave të parë blaugranërt janë duke udhëhequr me rezultat minimal 0 me 1, pas golit të shënuar nga Rakitic në minuten e 25.

Loja nisi më mirë për madrilenët, të cilët krijuan disa gjysmë raste të mira shënimi por ishte e pamundur që të mposhtet Ter Stegen.

Kështu që Reali në pjesën e dyt do të mundohet ta shënoj golin e barazimit.

Në rast fitoreje të Barcelonës, ata do të grumbollonin 12 pikë më shumë se madrilenët, që do të thotë se Reali do ta ketë shumë vështirë në luftën për titull.

Image

***

Barcelona në epërsi me rezultat 0:1 fal golit të kroatit Ivan Rakitiq. Barcelona synon tri pikë nga Santiago Bernabeu. Nga minuta e 26-të udhëheq me 0:1.

***

Është duke u zhvilluar El Clasico e radhës mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Skuadra blaugrane ka arritur të kalojë në epërsi me golin e shënuar nga Rakitic.

Ishte skuadra madrilene ajo që nisi më mirë ndeshjen, mirëpo në minutën e 25-të ishte Rakitic që shënoi pas asistimit të Robertos.

Ndeshje tejet interesnte na pret në vazhdim me Realin që këmbëngul për golin e barazimit.

***

Real Madrid pret në shtëpi Barcelonën në një ndeshje e vlefshme për kampionat.

Los Blancos kërkojnë fitoren për të rihapur kampionatin dhe si një shenjë hakmarrjeje pas humbjes në Copa Del Rey.

Pas super ndeshjes në “Santiago Bernabeu” të mërkurën mbrëma, ku Barcelona e mposhti 3-0 Real Madridin, gjigantët spanjoll do të përballen sërish mes vete, tani në kuadër të La Ligas.

Në rast fitores ndaj Los Blancos, diferenca do të shkonte në 12 pikë, praktikisht, do të ishte pothuajse gjithçka e mbyllur sa i përket garës për titull dhe Reali do të mbesë e të shpresojë vetëm në Ligën e Kampionëve.

Formacionet zyrtare

Real Madrid XI: Courtois; Reguilon – Ramos – Varane – Carvajal; Kroos – Casemiro – Modric; Vinicius – Benzema – Bale

Barcelona XI: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Luis Suárez, Dembélé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat