Ja si u vlerësua Zeneli, pas paraqitjes briliante me Reimsin

Futboll

Ja si u vlerësua Zeneli, pas paraqitjes briliante me Reimsin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:15
Arber Zeneli

Arber Zeneli tregoi një tjetër paraqitje impresive në Ligue 1 për Reimsin, derisa kjo e fundit arriti një barazim të rëndësishëm, 2-2, kundër Amiensit.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës luajti për 90 minuta, derisa pati impakt të madh në ndeshje.

Ai pati rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në golin e parë të skuadrës së tij, duke depërtuar në zonë me një lëvizje briliante, para se të lansonte një krosim nga i cili shënoi Boulaye Dia.

Sidoqoftë, për shkak se krosimi pësoi një devijim të lehtë në rrugëtim, zyrtarisht asistimi i është llogaritur Alaixys Romaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat