Solari flet pas humbjes në “El Clasico”, lavdëron këtë repart të katalunasve

Futboll

Solari flet pas humbjes në “El Clasico”, lavdëron këtë repart të katalunasve

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:40
Solari

Barcelona ka mposhtur Real Madridin për të dytën herë brenda pak ditësh.

Kjo padyshim se nuk i ka pëlqyer aspak Solarit, i cili asesi nuk po arrin ta këndell skuadrën e tij, drejtimin e të cilës e morri në fillim të këtij edicioni.

Ai u shpreh i zhgënjer me rezultatin, por shtoi se skuadra u mundua me të gjitha forcat.

“Luajtëm si ekip. Kjo më ka pëlqyer më së shumti. Patëm disa raste të mira dhe nuk i shfrytëzuam, e kjo na penalizoi. Në ndeshje si këto secilin rast duhet shfrytëzuar në maksimum”, shtoi spanjolli.

Derisa në pyetjen lidhur me Gareth Bale ai u shpreh: “Bale u mundua si i gjithë ekipi. Mos të harrojmë se kundërshtari ynë luajti shumë mirë në zonën defansive. Siç e ceka më lartë, nëse kemi bërë diçka mirë ishte loja e përbashkët dhe asesi individualiteti”, përfundoi ish lojtari i galaktikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat