“Gjurmët e gishtërinjve të Shkodran Mustafit gjenden në vendin e krimit”

Futboll

“Gjurmët e gishtërinjve të Shkodran Mustafit gjenden në vendin e krimit”

Më: 3 mars 2019 Në ora: 00:45
Shkodran Mustafi

Arsenali i ofroi legjendës së klubit, Ian Wright, shumë gjëra pozitive gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit, e cila përfundoi me rezultat 1:1, mirëpo ai beson se Shkodran Mustafi është fajtor që skuadra e Unai Emeryt nuk siguroi fitore.

Beteja mes dy rivalët të veriut të Londrës, të shtunën, në stadiumin Wembley, përfundoi baras, përkundër që të dy skuadrat u ndanë duke besuar se e kishin merituar fitoren.

Aaron Ramsey e shënoi golin që e dërgoi Arsenalin në epërsi, mirëpo Harry Kane e vazhdoi rekordin e tij mbresëlënës, duke shënuar nga pika e penalltisë.

Arsenali e pati mundësinë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, kur gjyqtari ia akordoi një penallti në minutat shtesë të ndeshjes, mirëpo Pierre-Emerick e humbi penalltinë. Por, sipas Wright, fajin kryeson e mban Mustafi.

“Është tejet irrituese. Për mua, kjo është sikur të kishim humbur, veçanërisht kur i shikon vendimet e gjyqtarit”, ka thënë Wright.

“Natyrisht, penalltia e tyre nuk ishte penallti për shkak se ata ishin në pozitë jashtë loje. Por, pastaj Mustafi e shtyu Kane dhe ata e morën penalltinë. Gjurmët e gishtërinjve të tij gjenden kudo në vendin e krimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat