Juventus-Atletico, në Spanjë i frikësohen komplotit

Futboll

Juventus-Atletico, në Spanjë i frikësohen komplotit

Më: 3 mars 2019 Në ora: 06:54
Juventus

Juventus-Atletico Madrid nuk do të jetë një ndeshje si të tjerat. Sfida e kthimit të 1/8-ave të Champions League rrezikon të kthehet në një "corrida" (ndeshje demash). 

Përbërësit për të përjetuar një mbrëmje të zjarrtë nuk mungojnë. Nga gjesti tallës i Diego Simeone-s në ndeshjen e parë te deklaratat për përmbysje të bardhezinjve e deri te polemikat që kanë lindur për arbitrin e sfidës që do të luhet në Torino, i cili nuk është përzgjedhur akoma. 

Problemi që kanë spanjollët është se arbitri i ndeshjes do të zgjidhet nga një italian. Kur duhen edhe 11 ditë nga sfida, në Spanjë kanë filluar të flasin për komplote të mundshme në favor të Juventus-it për shkak se gjyqtari i takimit që do të luhet në "Allianz Stadium" do të caktohet nga Rosetti, presidenti i Komisionit të Arbitrave të UEFA-s, i cili është torinez. 

Ky 'konflikt interesash' po çmend popullin bardhekuq, që i frikësohet një zgjedhjeje në favor të Juventus-in. Përveç Roberto Rosetti-t, i cili ka marrë vendin e Pierluigi Collina-s si president i Komisionit të Arbitrave të UEFA-s, spanjollët nuk kanë besim as tek presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli, i cili është presidenti i ECA-s (Shoqata e Klubeve Europiane) dhe një nga më të besuarit e numrit një të UEFA-s, Aleksander Ceferin. 

Emrat e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjen e 12 marsit do të zbulohet pas dhjetë ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat