Rodgers debuton me humbje

Futboll

Rodgers debuton me humbje

Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:21
Lojtarët e Watfordit

Brendan Rodgers u prezantua si trajneri i ri i Leicester City dhe ishte në stadium në fitoren 2-1 ndaj Brighton, por në ndeshjen e tij të parë në bankinë, atë ndaj Watford u mund me rezultatin 2-1.

Vendasit ishin në avantazh përgjatë gjithë lojës me golin e Deeney që në minutën e 5’-të, ndërsa në të 75’-ën ishte Jamie Vardy që barazoi shifrat. Megjithatë “dhelprat” nuk arritën të mbajnë dhe rezultatin, pasi në minutën e dytë shtesë ishte Gray që shënoi golin e dytë për Watford. 

Rodgers që la Celtic në mes të sezonit për të zënë vendin e të shkarkuarit Claud Puel nuk arriti ta nisi me këmbën e mbarë aventurën e tij me Leicester që aktualisht renditet në vend të 11-të me 35 pikë, ndërsa Watford në të 8-in me 43 pikë.

Në këtë ndeshje kanë qenë edhe dy “tifozë” të veçantë që ndoqën ndeshjen nga afër. Ish-trajneri i Chelsea, Antonio Conte ishte në stadium së bashku me ndihmës trajnerin e Anglisë, Steve Holland. Sipas zërave të fundit në Angli mendohet se dyshja po mendon të bëhen bashkë për të marrë drejtimin e një klubi sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat