Ajeti shënon, Sadiku asistoi

Futboll

Ajeti shënon, Sadiku asistoi

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2019 Në ora: 18:00
Pamje nga ndeshja Basel - Thun

Sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, shqiptari nga Kosova, Albian Ajeti, shënoi për fitoren e Baselit me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së 23-të të Kampionatit të Zvicrës. Ajeti thelloi epërsinë 2:0 në minutën e 32-të, kur doli i vetmuar me portier dhe e kaloi edhe atë, duke e plasur topin në rrjetë. Golat për Baselin i realizuan: van Wolfswinkel (17'), Ajeti (32'), e Zuffi (83') dhe për mysafirët Rodrigues (89’).

Ajeti dhe Taulant Xhaka luajtën të plotë për Baselin, kurse Baseli renditet në vend të dytë me 43 pikë e Thun i treti me 36. Zurich si vendas dëshpëroi, pësoi humbje me 0:1 nga Lugano. Hekuran Kryeziu standard, kurse Benjamin Kololli luajti nga minuta e 46-të për Zurich-un dhe Armando Sadiku standard deri në minutën e 46-të për Luganon, por asistoi në golin e fitores që e shënoi Gerndt (30'). Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë. Xamax-i si mysafirë mundet me 3:0 nga St. Galleni. Kemal Ademi e Samir Ramizi u paraqitën standardë dhe Arbenit Xhemaili nga minuta e 46-të për Xamaxin. Ramizi u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Liga e Zvicrës

Basel –Thuni       3:1

St. Gallen-Xamax          3:0

Zurich-Lugano     0:1

Grasshoppers-Luzern   1:3

Young Boys-Sion 1:0

Tabela

1. Young Boys               23     20     2       1       62

2. Basel                23     12     7       4       43

3. Thun                23     10     6       7       36

4. St. Gallen                  23     9       4       10     31

5. Zurich              23     7       8       8       29

6. Luzern             23     9       2       12     29

7. Sion                 23     7       5       11     26

8. Lugano            23     6       8       9       26

9. Xamax             23     4       7       12     19

10. Grasshoppers                   23     5       3       15     18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat