Evertoni frenon Liverpoolin

Futboll

Evertoni frenon Liverpoolin

Nga: K. Goca Më: 3 mars 2019 Në ora: 19:09
Evertoni frenon Liverpoolin

Derbi vendas mes Evertonit dhe Liverpoolit përfundoi pa fitues, me rezultat 0:0. Në një atmosferë të mirë, rreth 40 mijë shikues, Liverpooli nuk ia doli të kthehet me tri pikë. Stadiumi "Goodison Park" ka qenë shumë i vështirë për të nxjerrë pikë, pasi që vendasit dhanë maksimumin, treguan mbrojtje të fortë dhe nxorën një pikë të madhe.  Trajneri Jurgen Klopp nuk i dha asnjë minutë lojë Xherdan Shaqirit, po të aktivizohej do të ishte shumë i frytshëm. Liverpooli me këtë barazim nuk ia doli të rikthehet në krye por mbetet në vend të dytë me 70 pikë, një me pak se Manchester City që prinë në renditje, kurse Evertoni është në pozitën 10-të me 37 pikë pas 29 jave të luajtura deri me tash në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat