Mourinho zbulon se përse e largoi Salahun nga Chelsea

Futboll

Mourinho zbulon se përse e largoi Salahun nga Chelsea

Më: 3 mars 2019 Në ora: 21:28
Jose Mourinho dhe Mohamed Salah

Jose Mourinho ka treguar arsyen e vërtetë se përse vendosi ta largonte Mohamed Salahun nga Chelsea.

Jose Mourinho ka thënë se ai nuk ka bërë gabim që e ka larguar Mohamed Salahun nga Chelsea.

Trajneri portugez ka bërë me dije se egjiptiani nuk ishte i gatshëm që të luante në Premierligë.

“Ai erdhi te Chelsea nga Baseli, ishte i vetmuar, ishte një djalë naiv dhe nuk ishte i gatshëm fizikisht”, tha Mourinho.

“Ai nuk kishte përvojën e duhur, nuk ishte i përgatitur që të luante në Premierligë.

“Ai tani është i gatshëm që të luajë në Premierligë, ka një fizik më të mirë, duke se eksperienca në Itali i ka bërë mirë.”, ka shtuar më tej portugezi. Salah u largua në vitin 2015 nga Chelsea, duke u huazuar te Roma, duke u bashkuar një vit më vonë në një marrëveshje permanente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat