Trembet Real Madrid, kërcënohet ylli brazilian: “Do të sakatoj!”

Futboll

Trembet Real Madrid, kërcënohet ylli brazilian: “Do të sakatoj!”

Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:18
Rodrygo Goes

Nuk ka paqe për Real Madrid, që pas disafatës së radhës në El Clasico ndaj Barcelonës, tashmë duhet të përballet edhe frikën ndaj kërcënimeve që i janë adresuar futbollistit brazilian të Los Blancos.

Bëhet fjalë për Rodrygo Goes, talentin Brazilian të Santos të Sampaoli, i blerë tashmë nga Real Madrid dhe sikurse ndodhi më parë me Vinicius, madrilenët me padurim presin ta transferojnë futbollistin përfundimisht në Madrid.

Siksurse raporton “The Sun”, talented, sidomos në Brazil janë viktima të vëmendjes jo shumë të sjellshme të kundërshtarëve dhe kësaj here ishte radha e Rodrygo, që në ndeshjen kundër Oeste, e vlefshme për Kampionatin Paulista, ka pësuar disa ndërhyrje të ashpra me tepri, por mbi të gjitha edhe kërcënime që e trembën atë dhe Realin.

“Driblova Kanu dhe ai më ndërhyri ashpër në goditje dënimi, por është e pranueshme. Më vonë isha pranë tij dhe më tha që të qëndroja larg tij, ose në të kundërt do të më sakatonte. Është normale, shpesh thuhen gjëra jo të këndshme ndaj kundërshtarit, por t’i thuash dikujt se do ta sakatosh, nuk është ok. Besoj se media duhet ta dijë”, rrëfeu ylli i premtues i Real Madrid, Rodrygo për “Sport TV”.telesport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat