Mourinho mohon se po rikthehet te Real Madridi

Futboll

Mourinho mohon se po rikthehet te Real Madridi

Më: 3 mars 2019 Në ora: 23:07
Jose Mourinho

Jose Mourinho është përgjigjur rreth spekulimeve që e lidhin me një rikthim te Real Madridi.

Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United në fund të vitit të kaluar, ndërsa është i gatshëm që të rikthehet në futboll.

Ish-presidenti i Real Madridit, Roman Calderon , ka thënë se portugezi mund të rikthehet në stolin e të bardhëve, por një gjë të tillë e ka mohuar ky i fundit.

“Mr. Calderon është një ish-president i Real Madridit”, tha fillimisht Mourinho për beIN Sports.

“Unë jam i sigurt se ka informata gjenerale për klubin e tij të dashur, por ai di më shumë se unë, nuk jam në dijeni për asgjë.”, ka shtuar më tej 56-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat