Mes objektivave të merkatos së Inter për sezonin e ardhshëm është edhe anësori i Manchester United Antonio Valencia.
Futbollisti i “Djajve të Kuq” është pranë skadimit të kontratës me klubin anglez dhe nuk ka gjetur ende marrëveshjen për rinovim. Për këtë çështje foli së fundmi edhe trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.
“Për momentin nuk jam i sigurtë nëse Manchester United dhe Antonio do të gjejnë një marrëveshje për vitin e ardhshëm. Ka patur një karrierë fantastike këtu te Manchester United dhe në Angli. Është i vetmi futbollist në skuadër që ka fituar Premier League”u shpreh tekniku i Manchester United.
“Do të varet edhe nëse do të gjejë hapësirë në fushë në muajt e ardhshëm. Është kapiteni dhe ka dhënë një ndihmë të madhe për klubin, shpresoj ta kem në fushë, në mënyrë që të dëshmojë atë që mund të bëjë”, deklaroi trajneri Solskjaer.