Ramos ia bën vetes tre javë pushim

Futboll

Ramos ia bën vetes tre javë pushim

Më: 4 mars 2019 Në ora: 00:17
Sergio Ramos

Sergio Ramos do të luajë vetëm një ndeshje në tre javët e ardhshme, për shkak të një vale pezullimi.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, nuk do të luajë në ndeshje e dytë ndaj Ajazit në Ligën e Kampionëve, pas kartonit që kishte marrë.

Dyshohet se mbrojtësi spanjoll e mori me qëllim kartonin e verdhë në atë ndeshje, në mënyrë që mos të luajë në ndeshjen e dytë dhe kartonët e tij të hiqen, andaj UEFA e dënoi edhe me një ndeshje.

Kartoni tjetër i verdhë në ndeshjen ndaj Barcelonës në natën e kaluar, bëri që të jetë i pesti në La Liga, andaj ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Real Valladolidit.

Ndeshja e radhës për Ramosin do të jetë ndaj Celta Vigos më 13 mars, ku më pastaj do të fillojnë ndeshjet me kombëtare.

Kjo i bije që mbrojtësi spanjoll të luajë një ndeshje në tri javë, për shkak të numrit të kartonëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat