A do të luajnë për Kosovën Hadërgjonaj dhe Sadiku? Challandes zbulon të vërtetën

Futboll

A do të luajnë për Kosovën Hadërgjonaj dhe Sadiku? Challandes zbulon të vërtetën

Më: 4 mars 2019 Në ora: 01:01
Bernard Challandes

Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku nuk do të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës as për ndeshjet e marsit, kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Kështu ka thënë trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes, në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë” në Super Sport Kosova.

“Nuk e di pse dhe kush po flet kaq shumë për ta”, u shpreh fillimisht Challandes.

“Është raportuar shumë në rrjetet sociale se ata do të vijnë, por kjo nuk qëndron”.

“Të them të drejtën kam shumë kontakte me lojtarë që duan të vijnë, por nuk mund të flas asnjëherë sepse mund të jua prish planet atyre”.

“Ajo që mund të them është se për dy ndeshjet e ardhshme nuk do të ketë asnjë futbollist të ri”, deklaroi Challandes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat