Morata: Do të luftojmë deri në fund të sezonit

Futboll

Morata: Do të luftojmë deri në fund të sezonit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 09:01
Alvaro Morata gjatë një momenti të ndeshjes kundër Real Sociedadit në Anoeta

Duket se Alvaro Morata tashmë është ambientuar me atmosferën te Atletico Madridi.

Spanjolli shënoi edhe në fitoren 2-0 ndaj Real Sociedadit, duke ngritur kështu numrin e golave në katër.

“Sulmuesit gjykohen gjithmonë nga golat, por në përgjithësi jam i lumtur sa mirë jam adaptuar”, ka thënë Morata për beIN Sports.

“Jam i lumtur pasi kalova në një periudhë të vështirë në sezonet e fundit. Bashkëlojtarët më kanë bërë të lehtë adoptimin në klub”.

Atletico Madridi ka pasur gjithmonë sulm të frikshëm, por aktuali ndoshta është më i miri i të gjitha kohërave

“Kur nuk varesh vetëm nga rezultatet tua, ti duhet vetëm të bësh punën tënde dhe te shpresosh. Ne do të luftojmë deri në fund të sezonit”, ka shtuar Morata.

Në xhiron e ardhshme Atletico luan kundër Leganes, ndërsa Barcelona ndaj Rayo Vallecanos. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat