“Barcelona dhe Real Madrid e presin Van Dijkun”

Futboll

“Barcelona dhe Real Madrid e presin Van Dijkun”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 09:57
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk është aktualisht mbrojtësi më i mirë në botë.

Virgil van Dijk ka dëshmuar në këtë sezon se është i pakonkurrencë në pozicionin e tij, ndërsa Liverpool rrezikon ta humbet atë.

Ish-sulmuesi i Premierligës, Garth Crooks, ka thënë se mbrojtës holandez mund të largohet nga të kuqët, nëse nuk e fiton Premierligën.

“Van Dijk nuk ka fituar një trofe të madh në karrierën e tij, andaj dëshiron ta bëjë këtë sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi vërehet se është i etur për trofe”, tha fillimisht ai.

“Barcelona dhe Real Madrid do të tentojnë ta transferojnë atë, duke parë cilësitë që i posedon.

“Van Dijk me shumë gjasë nuk do ta refuzojë kalimin te njëra prej tyre, pasi e di se mund të fitojë Ligën e Kampionëve ose La Liga-në.

“Liverpool mund tu bëjë ballë ofertave të Real Madridit apo Barcelonës, andaj Virgil mund të transferohet në Spanjë.”, ka shtuar më tej Crooks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat