Bale me tjetër veprim skandaloz te Real Madridi

Futboll

Bale me tjetër veprim skandaloz te Real Madridi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:28
Gareth Bale

Gareth Bale ka bërë një tjetër veprim skandaloz te Real Madridi.

Real Madrid u mposht në fundjavën e kaluar nga Barcelona në kuadër të La Liga-së.

Madrilenët pësuan humbje ndaj katalonasëve në javën e kaluar edhe në kuadër të Kupës së Mbretit, duke u eliminuar kështu nga gara.

Gareth Bale u zëvendësua të shtunën në minutën e 61’, gjersa ishte vërshëllyer nga tifozët e Real Madridit për perfomancën e dobët.

Uellsiani nuk qëndroi më gjatë në Bernabeu, duke u largua nga stadiumi ende pa ëprfunduar ndeshja.

Bale ishte dënuar për një veprim të tillë, andaj me gjasë, Real Madrid do ta dënojë atë përsëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat