Pirlo po rikthehet te Juventusi, por tani me një befasi

Futboll

Pirlo po rikthehet te Juventusi, por tani me një befasi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:31
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo po rikthehet te Juventusi.

Andrea Prilo është shumë afër të rikthehet te Juventusi, por tani jo si lojtar.

Legjenda italiane është shumë afër ta marrë një post drejtues te ‘Zonja e Vjetër.

Siç raporton Corriere della Sera, Pirlos i është ofruar nga Juventusi posti i trajnerit te moshat U-23.

Skuadra e dytë e Juventusit gjendet aktualisht në vendin e 12-të në Serie C, andaj Mauro Zironelli pritet të shkarkohet.

Pirlo do ta marrë drejtimin e skuadrës së të rinjve në fund të këtij sezoni, e që do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat