Neymar flet sërish rreth mundësisë për tu transferuar në Madrid

Futboll

Neymar flet sërish rreth mundësisë për tu transferuar në Madrid

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:07
Neymar

Neymar edhe një herë është kthyer te flasë rreth të ardhmes së tij, ai nuk e përjashton Real Madridin si një mundësi.

Braziliani ka thënë se është i lumtur te Paris Saint Germaini, por nuk i dihet asnjëherë të ardhmes.

“Real Madridi është një nga klubet më të mëdha në botë dhe çdo lojtar dëshiron të luajë aty”.

“Jam i lumtur në Paris, jam më të vërtetë mirë, por askush nuk e di të ardhmen”.

“Nuk po them që do të luaj për Real Madridin. Tashmë kam luajtur për Barcelonën dhe ajo ishte një ëndërr që kur isha fëmijë”, ka thënë Neymar për Esporte Spectacular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat