Hysaj ankohet për VAR: Çka na duhet kur nuk përdoret?

Futboll

Hysaj ankohet për VAR: Çka na duhet kur nuk përdoret?

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:58
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Napolit nuk është ndarë i kënaqur me vendimet e mbrëmshme të gjyqtarëve.

Elseid Hysaj ka komentuar ndeshjen me Juventusin, që u vendos që në pjesën e parë nga një episod, që ka hapur diskutime.

Sipas mbrojtësit shqiptar, gjyqtari duhet të kishte thirrur në ndihmë VAR-in, pasi, sipas tij, Meret nuk e ka prekur Cristiano Ronaldon, me ç’rast portieri napolitan u ndëshkua me karton të kuq.

“Pa kartonin e kuq të Meret, me siguri ndeshja do të kishte shkuar më mirë për ne”, tha Hysaj.

“E dimë të gjithë që rregullorja thotë se nëse kundërshtari nuk e arrin topin, nuk mund të ketë karton të kuq”. “Arbitri duhet të kishte kërkuar që të shiheshin pamjet. Nuk e bëri dhe kushtëzoi të gjithë ndeshjen me vendimin e tij.”

“Nuk ka kuptim ta kesh sistemin VAR nëse gjyqtarët në fushë nuk e përdorin”, përfundoi mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat