Neymar i sigurt: Mbappe do të bëhet një prej më të mëdhenjve në histori

Futboll

Neymar i sigurt: Mbappe do të bëhet një prej më të mëdhenjve në histori

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:00
Neymar dhe Mbappe

Ylli brazilian ka folur rreth bashkëlojtarit të tij te Paris Saint-Germain.

Neymar është bindur se Kylian Mbappe shumë shpejt do të shndërrohet në një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit, shkruan KosovaPress.

Braziliani, i cili po shërohet nga një lëndim në shputën e këmbës, në një intervistë për mediat braziliane deklaroi:

“Marrëdhënia që kam me të është më e mira e mundshme, brenda dhe jashtë fushës”.

“Unë e quaj djali i artë. Ai është një djalë për të cilin kam dashuri shumë të veçantë”. “Nuk kam dyshime, Kylian do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Përpiqem ta ndihmoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Për çdo gjë që ndeshim në stërvitje, ose në lojë, unë bisedoj me të, ose ai vjen për të folur me mua. Është sikur të jemi vëllezër. Ne nuk e kemi zili njëri-tjetrin”, përfundoi ai.

Mbappe ka shkëlqyer që nga transferimi te PSG në vitin 2017, pasi fitoi titullin me Monaco. 20-vjeçari ka shënuar 50 gola në të gjitha garat me PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat