Konfirmohet mungesa e Matas ndaj PSG dhe Arsenalit

Futboll

Konfirmohet mungesa e Matas ndaj PSG dhe Arsenalit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:00
Mata

Futbollisti spanjoll i është shtuar listës së gjatë të lojtarëve të lënduar te Manchester United.

Juan Mata ka treguar se nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet shumë të rëndësishme të Manchester United, përballë Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve dhe Arsenalit në Premier Ligë.

Spanjolli ishte lënduar në derbin e para dy javëve përballë Liverpoolit dhe rikuperimi i tij kërkon më shumë kohë.

“Kam pasur një prej javëve më të çuditshme në aspakëtin personal”, ka thënë Mata.

“Siç ju kam treguar disa javë më parë, nuk jam i mësuar me lëndimet. Për mua ishte shumë e vështirë ta kaloja tërë javën pa stërvitur me bashkëlojtarët e mi”.

“Këtë javë kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, por unë nuk do të mundem t’i ndihmoj ata në fushë për shkak të lëndimit, por do të mundohem që jashtë saj t’i inkurajoj sa më shumë për të marrë atë që kërkojmë”, theksoi spanjolli.

Përveç Matas, tek United ka edhe mungesa të tjera të shumta, si Anthony Martial, Jesse Lingard, Marcus Rashford dhe së fundmi edhe Alexis Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat