“Mourinho? Ky klub ka pasur më shumë kandidatë se Julia Roberts”

Futboll

“Mourinho? Ky klub ka pasur më shumë kandidatë se Julia Roberts”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:53
Solari dhe Mourinho

Jose Mourinho është i hapur për një rikthim të mundshëm në Madrid, por trajneri aktual, Santiago Solari, është i relaksuar pavarësisht spekulimeve.

Santiago Solari nuk është aspak i shqetësuar për spekulimet se Jose Mourinho mund të rikthehet në Madrid.

Ai i ka marrë këto spekulime me shaka, teksa ka përfshirë edhe aktoren e Hollywood, Julia Roberts.

Sipas Solarit, “ky klub gjithmonë ka pasur kandidatë më shumë se Julia Roberts” dhe për të, janë krejtësisht normale thashethemet e vazhdueshme.

Derisa kur u pyet cilin do të kishte preferuar aktorja e famshme, atë apo Mourinhon, Solari u përgjigj: “Pyetje e mirë, por duhet ta pyesni atë (Julian)”.

Vështirë se Solari do të qëndrojë trajner i Realit pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai mori drejtimin e skuadrës në tetor pas shkarkimit të Julen Lopetegui, por ka dështuar ta rikthejë ekipin në rrugën e duhur.

Pas dy humbjeve me radhë nga Barcelona, në Kupë dhe Ligë, Reali i ka dhënë lamtumirën dy trofeve dhe ka mbetur në garë vetëm në Champions League, pasi në La Liga është 12 pikë prapa, objektiv pothuajse i paarritshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat