Rudiger: “Sarri mësoi nga humbja ndaj Man City”

Futboll

Rudiger: “Sarri mësoi nga humbja ndaj Man City”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 18:25
Maurizio Sarri

Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger ka vlerësuar lart trajnerin Sarri për ndryshimet taktike që ka bërë.

Skuadra e Chelsea ka treguar një përmirësim të madh qysh nga humbja e thellë 6:0 ndaj Manchester City.

Rudiger ka thënë se ishte pikërisht kjo disfatë ajo që i dha mësime trajnerit Maurizio Sarri, të cilat po përcillen në rezultate.

“Mendoj se secili është adaptuar në këtë gjënë e re – gjithashtu edhe trajneri” ka thënë Rudiger fillimisht për ‘Standard Evening'.

“E keni parë se si luajtëm ndaj Tottenham dhe Man City? Ishte ndryshe nga tre muajt e parë. Secili duhet të adoptohet. A e kemi gjetur një balanc të lojës? Definitivisht. Në jetë, duhet të adoptohesh me gjërat” ka thënë tutje reprezentuesi gjerman.

“Kjo ligë është ndryshe nga Italia. Ai mësoi shumë nga ajo ndeshje me Manchester City” ka thënë ndër të tjerash ai.

Rudiger ka qenë zgjedhja e parë e Maurizio Sarrit në fazën e mbrojtjes, duke krijuar një tandem me David Luiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat