“Pique është mbrojtësi më i mirë në botë, jo vetëm tani – i të gjitha kohëve”

Futboll

“Pique është mbrojtësi më i mirë në botë, jo vetëm tani – i të gjitha kohëve”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 21:08
Barcelona

Pique synon që të vendosë rekord te Barcelona – të luajë në të gjitha ndeshjet në La Liga. Robert Fernández do të ishte i lumtur nëse do ta arrinte këtë, sepse thotë se s’ka një tjetër si 32-vjeçari.

Robert Fernández, ish-drejtori sportiv i Barcelonës, mendon se Gerrard Pique “është mbrojtësi më i mirë në botë”, raporton Gazeta Express.

Në sezonin 1988/89, i pari me Johan Cruyff në krye të Barcelonës, Robert Fernández, ishte i jashtëzakonshëm në mesfushë, i cili më vonë (2015/18) u bë drejtor sportiv i klubit.

Ai luajti 37 ndeshje prej 38 të mundshmeve për Barcelonën në La Liga dhe ajo që është më interesantja, ai luajti për 34 takime me radhë, mungoi në 35-tën dhe e mbylli sezonin duke luajtur sërish në tri të fundit.

Numra vështirë të arritshëm, por këtë e synon Gerrard Pique, i cili deri më tani ka luajtur në të gjitha ndeshjet në La Liga, 26.

Këtë nuk e ka arritur as Messi. Argjentinasi ka luajtur në 37 prej 38 ndeshjeve në La Liga në sezonin 2014/15, por ishte vetëm për 45 minuta në xhiron e 17 kundër Real Sociedadit.

Synimi i Piques është të thyejë rekordin e Fernandez, edhe pse do ta ketë të vështirë, sepse veçse aktualisht është ndëshkuar me katër kartonë të verdhë, çdo ndëshkim në ndeshjet e ardhshme, do të suspendohet.

Pique bëri paraqitje fantastike ditë më parë në “Santiago Bernabeu”, ku Barcelona fitoi 1-0 dhe për këtë, Fernandez pa asnjë dyshim thotë se “ai është mbrojtësi më i mirë në botë, jo vetëm tani – por i të gjitha kohëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat