Dikur konsiderohej talenti më i madh në botë, ja çfarë po ndodh me Odegaard

Futboll

Dikur konsiderohej talenti më i madh në botë, ja çfarë po ndodh me Odegaard

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:26
Martin Odegaard

Martin Odegaard është norvegjezi i cili dikur konsiderohej si e ardhmja e futbollit.

Djaloshi i cili mendohej se kishte botën në këmbët e tij asokohe tërhoqi vëmendjen e Real Madrid, me të cilët nënshkroi një kontratë të majme.

Megjithatë, djaloshi sikurse humbi në ‘Santiago Bernabeu’ dhe asnjëherë nuk mundi ta shfaqte potencialin e tij.

Tashmë, ai i është ofruar skuadrës së Ajax, ku pritet të luaj si i huazuar sezonin e ardhshëm, shkruan ‘AS’.

Aktualisht ai është i huazuar tek skuadra e Vitesse, dhe nuk duket sikur do të bëjë vendin e tij në skuadrën e parë të Real Madrid.

Odegaard nuk e di akoma se ku do ta kalojë sezonin e ardhshëm, deri sa skuadra e tij të vendos për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat