Dortmund synon yllin e Premierligës si zëvendësues të Pulisic

Futboll

Dortmund synon yllin e Premierligës si zëvendësues të Pulisic

Më: 5 mars 2019 Në ora: 00:27
Christian Pulisic

Borussia Dortmund nuk do të ketë shërbimet e Christian Pulisic nga sezoni i ardhshëm.

Reprezentuesi i SHBA ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kështu, skuadra e Dortmund është vënë në kërkim të një lojtari që do të zëvendësonte yllin që po largohet.

Gjermanët janë të interesuar për yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, raporton ‘Sky Sports’

Zaha po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Crystal Palace, ku është bartës i lojës.

Ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, dhe Palace do të kërkonin rreth 78 milionë euro për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat