Baruti me synime të mëdha në Gjermani!

Futboll

Baruti me synime të mëdha në Gjermani!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:20
Baruti me synime të mëdha në Gjermani!

Në futbollin gjerman ka shumë të rinj shqiptarë që luajnë me sukses dhe shënojnë rezultate të mira me ekipet e tyre. Ndër ta është edhe Bernard Baruti nga Kosova që po dëshmohet me ekipin e Arminia Hannoverit e cila garon në Oberliga Niedersachsen. Baruti ka synime të mëdha gjatë këtij viti. Është sulmues dhe nuk ka më shumë se 21 vjeç, i cili ka luajtur edhe për kombëtaren e Shqipërisë U-19. Baruti ka edhe mbështetjen e madhe nga prindërit dhe që i japin edhe më shumë motiv për t’i realizuar të gjitha synimet që ka në ndërdije.  Baruti pretendon të luajë sa më lartë në nivelin e futbollit gjerman.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet në Arminia?

Bernard Baruti: Kushtet e ekipit janë shumë të mira. Për momentin jam i kënaqur, por synimin im është me arritur më shumë dhe mu përmirësuar në çdo stërvitje.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Bernard Baruti: Oberliga nuk është shumë larg profesionalizmit dhe synimet e mija janë që do të luaj dikur në ekip profesionale.

“Bota sot”: Ju jeni paraqitur edhe për Shqipërinë U-19, sa jeni i kënaqur?

Bernard Baruti: Unë kam qenë te U-19 e Shqipërisë, ku ka qenë Altin Lala trajner dhe me kanë pritur shumë mirë dhe trajtimi ka qenë super.

“Bota sot”: Arminia e nisi me humbje (1:2) pranverën, çfarë nuk shkoi me Braunschweig-in II?

Bernard Baruti: Kemi luajt shumë mirë, kemi krijuar shumë raste të mira por nuk kemi pas fat dhe Braunschweigi ka qenë më efektiv.

“Bota sot”: Nuk keni më shumë se 21 vjet, a keni pasur ofertë nga Kosova U-21?

Bernard Baruti: Jo, deri tash unë vetëm kam pas ofertë nga Shqipëria për U-19.

“Bota sot”: Çfarë premtoni?

Bernard Baruti:  Si sulmues e kam detyrën me krijuar raste e me shënuar gola. Këto janë premtimet e mija dhe do të jap më të mirën për ekipin tim.

“Bota sot”: A keni ofertat nga klubet tjera?

Bernard Baruti: Kam pas edhe në vitin e kaluar oferta prej ekipeve në liga më të larta por jam kanë i ngarkuar më shumë me studime ekonomike. Por këtë vit besoj që do të ndërroj ekipin, pra në qershor. Ka kohë deri atëherë, të shohim.

“Bota sot”: A është Arminia në presion të ekipeve për mbetje në ligë?

Bernard Baruti: Definitivisht jo! Kemi ekipin shumë të mirë e më shumë kualitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat