Ramadani: Presioni është te Prishtina

Futboll

Ramadani: Presioni është te Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:23
“Mendoj që kushtet për fazën përgatitore i kemi shfrytëzuar në maksimum dhe besoni që ky ekip akoma se ka shfaq potencialin dhe energjinë e plot që ka brenda vete”, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot”, Zekirija Ramadani, kryetrajner i Feronikelit. Ndeshja Prishtina-Feronikeli luhet nesër në orën 17.00.

Feronikeli nga Drenasi po vargon rezultate të mira në pjesën e dytë të kampionatit dhe si rrjedhojë e kësaj edhe janë shkëputur në krye të tabelës. Skuadra nga Drenasi prinë me 48 pikë, ka pesë më shumë se Prishtina dhe shtatë se Llapi pas 21 jave në elitën e futbollit të Kosovës. Ata përgatiten për sfidën e madhe, për derbin e kampionatit që do të zhvillohet të mërkurën (nesër në orën 17.00) kundër Prishtinës, në stadiumin Fadil Vokrri, me synime që të kthehen të pamposhtur dhe të përforcojnë edhe më shumë hapin në luftë për titullin e kampionit. Në taborin e Feronikelit është një atmosferë shumë e mirë, një optimizëm dhe të gjithë me mendje para sfidës me Prishtinën, e cila është o jetë o vdekje.  

‘Nikli’ kërkon fitore por edhe me një pikë do të jetë i kënaqur kur merret parasysh edhe cilësia që ka Prishtina. Tri skuadra në garë të fortë pr titullin e kampionit dhe që e kanë bërë shumë joshëse kampionatin. Në rast se Prishtina gabon e pëson humbje, atëherë Feronikelki do të jetë në një epërsi mjaft komode në vazhdim të kampionatit.

Të gjithë e presim sfidën mes Prishtinës dhe Feronikelit, e cila pritet të jetë një spektakël ashtu si i ka hije futbollit dhe këtyre dy skuadrave që pretendojnë titullin e kampionit.  Feronikeli është shkëputur për 5 pikë në krye të tabelës, iu krijon qetësi para sfidës me Prishtinën? “Po, është normale qe 5 pikë diferencë na jep qetësi por jo komoditet”, thotë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Feronikeli po tregohet shumë i fortë në fillim të stinorit pranveror, skuadër e cila ka fituar pikë të plota dhe kjo ka bërë që të janë +5 pikë para Prishtinës. “Mendoj që kushtet për fazën përgatitore i kemi shfrytëzuar në maksimum dhe besoni që ky ekip akoma se ka shfaq potencialin dhe energjinë e plot që ka brenda vete”, shprehet ai.

A jeni në presion të ndeshjes me Prishtinën, a mendoni se edhe një pikë është sikur fitore? “Unë mendoj që presioni është te ekipi kundërshtar, ne kemi qetësinë e duhur dhe do të luajmë për mos ta humbur ndeshjen e nëse na jepet mundësia për të fituar, shpresoj ta shfrytëzojmë”, përgjigjet Ramadani.  Më tutje tha se atmosfera dhe harmonia e shkëlqyeshme në ekip janë edhe motiv shtesë për të vazhduar me rezultate shumë të mira. “Atmosfera në ekip është baza për një sukses dhe për atmosferën pozitive të ekipi ynë janë shumë faktorë.

Duke filluar prej presidentit e deri tek punëtorët e fushës që japin kontribut për të qenë atmosfera e mirë në ekip”, ka thënë Ramadani. Fitorja e fundit e Llapit ka shtuar presioni te dy skuadrat e para në luftë për titullin e kampionit. Ndërkaq, Ramadani në lidhje më këtë ka thënë: “Me këtë fitore Llapi dha sinjal se edhe Llapi është rival për titull, sepse shumica e harruan Llapin si një ekip favoritë për titullin e kampionit”. A premtoni se titulli dhe Kupa e Kosovës do ta vjen në Drenas? “Të gjithë në Drenas me njohin shumë mirë dhe e din qe premtimi im është punë, punë e punë asgjë tjetër”, përfundoi Ramadani.

IPKO Superliga – Java e 21-të

E martë, 5 mars ora 13:30

Ballkani-Drita

E mërkurë, 6 mars ora 13:30

Gjilani-Llapi

Drenica-Flamurtari

Trepça ’89-Liria

Ferizaj-KEK-u

Prishtina-Feronikeli ora 17:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat