Alves kujton përmbysjen 6:1

Futboll

Alves kujton përmbysjen 6:1

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:44
Alves kujton përmbysjen 6:1

Dani Alves shprehet gati për ndeshjen e së mërkurës, që PSG do ta luajë kundër Manchester United në “Parc des Princes”. Ky do të jetë ballafaqimi i kthimit i raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, ndërsa “akti” i parë ka përfunduar 2-0 për kampionët e Ligue 1: "Ekipi i virgjër në Champions është i yni, jo Manchester United, i cili e ka fituar këtë kompeticion". 

Alves, 35 vjeç, e fitoi tri herë Champions-in si lojtar i Barcelonës (2009, 2011, 2015). PSG nuk ka ndonjë trofe të tillë, ndërsa Manchester United ka triumfuar në vitet 1968, 1999 dhe 2008. "Ne bëmë një hap të madh në ndeshjen e parë, por nuk mund të flemë mbi dafina. Ne e dimë se në futboll mund të ndodhë gjithçka. Duhet të përsërisim punën e shkëlqyer, që bëmë në “Old Trafford”. Të mos bazohemi te rezultati i ndeshjes së parë, por të arrijmë një rezultat tjetër pozitiv”, - tha braziliani ndërkombëtar.

Nëse PSG nuk e ka fshirë nga kujtesa përmbysjen e sezonit 2016-2017 nga Barcelona (6-1), pasi e kishte fituar ndeshjen e parë 4-0 në kryeqytetin francez, Dani Alves tha: "Në futboll nuk duhet të kesh frikë, ndryshe objektivat nuk përmbushen. Ju duhet të keni respekt për Manchester United, jo frikë. Ekipi i virgjër jemi ne. 

Ne duhet të tregojmë të njëjtin personalitet si në ndeshjen e parë. Kemi një avantazh pozitiv, por nuk duhet të bazohemi në rezultatin 2-0. Liga e Kampionëve nuk është një kompeticion që mbështetet te një lojtar i vetëm i madh si Mbappé), Di Maria, Cavani dhe Neymar, por te forca e ekipit. Nën frymën e grupit, secili duhet të bëjë punën e tij".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat