Tash e tri vite Kosova është bërë antare e UEFA-s e FIFA-s, por jo dhe për serbët të cilët nuk e përfillin Federatën e Futbollit të Kosovës.
Klubet serbe të këtushëm vazhdojnë të mos të e njohin FFK-në, dhe pse oraganizojnë gara në territorin e Kosovës duke njohur vetëm Federatën e Serbisë.
Tashmë, gjërat kanë shkuar në ekstreme pasi që ata kanë krijuar një federate paralele të futbollit.
Madje, Asambleja e Federatës paralele të futbollit në Kosovë, e ka zgjedhur Milan Radioçiqin për president të kësaj federate, për të cilin votuan 30 nga 40 delegatë, raporton “b92.net”, shkruan insporti.
Radoiçiqi kishte qenë më parë president i KF Trepçës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar nëpërmjet kryetarit të saj, Agim Ademi, i cili ka thënë se e kanë dërguar rastin në UEFA dhe FIFA dhe se kjo është e papranueshme.
Milan Radojiçiq është një politikan me pushtet në veri të Kosovës, i cili akuzohet për krim të organizuar dhe vrasje. Ai po ashtu zotëron biznese të ndryshme.
Madje, ai ka kontakakte dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kohë më parë kishte deklaruar se mbanë kontakte të vazhdueshme me të.