Durmishaj drejt kombëtares greke, ja si përgjigjet selektori i Shqipërisë

Futboll

Durmishaj drejt kombëtares greke, ja si përgjigjet selektori i Shqipërisë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:35
Durmishaj drejt kombëtares greke, ja si përgjigjet selektori i Shqipërisë

Referuar çështjes së Fiorin Durmishajt, sulmuesit shqiptar që po kalon një super formë dhe premton të jetë një e ardhme e ndritur në kombëtare, “Panorama Sport” ka pyetur edhe trajnerin Christian Panucci. I pyetur nëse ka folur apo jo me Fiorin Durmishajn dhe nëse do të jetë shqiptari pjesë e grumbullimit të parë në mars për ndeshjen me Turqinë, trajneri është përgjigjur me diplomaci duke “dribluar”.

“Duhet të flasësh me federatën, ata i bëjnë marrëveshjet (bisedimet)”, është përgjigjur trajneri i Kombëtares shqiptare. Një deklaratë që e “pason” përgjegjësinë në institucionin e futbollit në vend dhe punonjësve përgjegjës në FSHF që kanë të bëjnë me legjionarët dhe kontaktet me futbollistët e ekipeve kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat