Bayerni vazhdon kontratën me Gnabryn

Futboll

Bayerni vazhdon kontratën me Gnabryn

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:44
Serge Gnabry

Reprezentuesi gjerman do të qëndrojë te bavarezët deri në vitin 2023.

Te Bayern Munich, veçse pritet të bëjë disa blerje të reja, po punohet edhe për nënshkrimin e kontratave të reja me futbollistët aktualë.

Serge Gnabry është ai që ka pranuar ofertën e kampionëve në fuqi të Gjermanisë dhe ka nënshkruar deri në vitin 2023.

I blerë në verën e vitit 2017 nga Werder Bremeni për 10 milionë euro, anësori i krahut të majtë këtë sezon ka arritur të ketë hapësira dhe të realizojë 6 gola në Bundesligë.

“Ndihem me të vërtetë shumë mirë këtu. Jam shumë i kënaqur me këtë skuadër dhe shpresoj të fitoj shumë tituj dhe të përjetoj momente të mrekullueshme. Shikoj një të ardhme të mirë me Bayernin”, është shprehur Gnabry për faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat