Juventusi gati të paguajë 120 milionë euro për talentin portugez

Futboll

Juventusi gati të paguajë 120 milionë euro për talentin portugez

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:11
Joao Felix

Kampionët e Italisë nuk kursejnë para për të përforcuar më shumë ekipin.

Juventusi tashmë është duke menduar për të ardhmen dhe ka vendosur në fokus Joao Felix, qendërsulmuesin e Benfica.

Ky i fundit ka ngjallur interesin edhe të klubeve të tjera europiane, si Atletico Madrid, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United.

Siç raporton gazeta spanjolle AS, bardhezinjtë janë favoritë për lojtarin në fjalë, sepse janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë eurot e klauzolës së ndërprerjes së kontratës në fuqi. Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, ka folur tashmë me Luis Felipe Vieira, presidentin e klubit portugez.

E ka bërë këtë përmes Jorge Mendes, agjentit të Felix, në një takim që u mbajt në Torino javën e kaluar.

Felix ka shënuar edhe një gol në fitoren e Benfica në Champions, kundër Romës. Juventusi duket gati të investojë për 19-vjeçarin, i cili ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asistime këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat