S’do ta besoni sa fitojnë klubet gjigante nga shitja e biletave

Futboll

S’do ta besoni sa fitojnë klubet gjigante nga shitja e biletave

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:29
Stadiumi "Camp Nou"

Barcelona dhe Real Madrid janë klubet që kanë përfituar më shumë të ardhura nga stadiumet e tyre në sezonin 2017/18.

Në bazë të llogarive të bëra nga kompania "Deloitte", Barcelona ka përfituar 144,8 mln euro nga "Canmp Nou", ndërsa Real Madrid 143,4. Ndërkohë klubet angleze dominojnë renditjen.

Në vendin e 3-të është mitiku “Old Trafford”. “Teatri i ëndrrave” ka mundur të arkëtojë 119 milion euro, ndërsa pas tyre vjen një tjetër impiant anglez, “Emirates Stadium” i Arsenalit me 111 milionë euro.

Gjermania përfaqësohet me “Allianz Arenan”, stadiumin e Bayernin të Mynihut. Bavarezët, të cilët në çdo ndeshje kanë të pranishëm një numër të madh tifozësh, kanë arkëtuar 103 milionë euro.

“Parque des Princes” i PSG-s, në vendin e 6-të me 100 milionë. Britanikët në 10 vendet e para përfaqësohen me një tjetër impiant historik, siç është “Anfield” me 91 milionë euro.

Tre vendet e fundit të 10-shes mbahen sërish nga klubet angleze, “Wembly” me 85 milionë, “Stamford Bridge” me 83 milionë dhe “Etihad” i Manchester City-t me 63 milionë euro.

Image

Stadiumet e Italisë janë shumë larg sa u përket të ardhurave krahasuar me impiantet e sipërpërmendura. Përjashtim, deri diku, mund të bëjë Juventusi që mban vendin e 13-të, ndërsa Milani në të 15-in dhe Interi në vendin e 17-të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat