Mesfushori i Milanit: Gatuzo u tregua i palogjikshëm

Futboll

Mesfushori i Milanit: Gatuzo u tregua i palogjikshëm

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:38
Mesfushori i Milanit: Gatuzo u tregua i palogjikshëm

Timue Bakajoko është një ndër lojtarët,  që bashkë me Piontek dhe Paketën kanë ndryshuar fytyrën e Milanit këtë fazë të dytë. Lojtari ka bërë një nisje shumë të keqe me kuqezinjtë, por me kalimin e ndeshjeve ka arritur formën optimale dhe ka marrë komplimentet jo vetëm nga tifozët, por edhe Gatuzo

Në një interviste për “France Football”, Bakajoko është shprehur mbi fillimet e tij te Milani dhe deklaratat që e quanin si një dështim, ku mes tyre ishte dhe Gatuzo.

“Nuk i vlerësova ato deklarata që më konsideronin si një dështim. Njerzëit rreth meje i morën për keq këto deklarata, por unë jo.  Ishin të palogjikshme. Kanë vënë në dyshim futbollin që unë bëja dhe ato që unë kisha mësuar gajtë gjithë periudhës. Sipas tij unë duhet të mësoja dhe të modifikoja trupin tim në fushën e lojës. Por ai e bëri kështu, atë që do të thotë ta thotë në fytyrë”, ka treguar francezi.

Megjithatë ai ka folur për fatin që ka si lojtar, që stërvitet nga Gatuzo. “Sinqerisht mendoj se të gjithë lojtarët do të dëshironin të kishin një trajner si ai. Ai është një figurë babai, me të cilin mund të flasësh për gjithçka. Ai është shumë afër lojtarëve  të tij dhe i mbron ata. Nuk ka trajnerë që e bëjnë këtë gjë.  Ai është i përpiktë nga pikëmpamja taktike dhe e njeh shumë mirë punën  e tij”, ka përfunduar Bakajoko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat