Në dyshim - Bota Sot
Në dyshim

Futboll

Në dyshim

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:05
Filipe Luis

Mbrojtësi brazilian është lënduar në sfidën ndaj Sociedadit. Filipe Luis është në dyshim për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Champions League ndaj Juventusit. Mbrojtësi i krahut të majtë është lënduar në sfidën e së dielës që Atletico e ka fituar ndaj Sociedadit si mysafir 2:0. Gjatë javës priten kontrolle më të detajuara për të kuptuar nëse Luis do të jetë në gjendje për të luajtur pas tetë ditësh ndaj kampionëve të Italisë. Kujtojmë se Atletico nuk do ta ketë në bankë as trajnerin Diego Simeone, i cili është suspenduar nga UEFA për festimin provokues në ndeshjen e parë të cilën “Los Colchoneros” e kanë fituar 2:0 ndaj bardhezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...