Chelsea apelon dënimin e FIFA-s

Futboll

Chelsea apelon dënimin e FIFA-s

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:06
Chelsea apelon dënimin e FIFA-s

Chelsea u dënua nga FIFA për të mos kryer blerje për dy sesione në afatin kalimtar  (verë 2019 dhe janar 2020), mirëpo klubi londinez e ka apeluar dje në CAS vendimin e dhënë nga organi më i lartë i futbollit në botë, me shpresën se ky apel do e shtyjë hyrjen në fuqi të vendimit. Me ketë skemë Chelsea kërkon që të ketë mundësi të blejë në afatin kalimtar të verës, për këtë po përgatiten blerje të bujshme sipas mediave në Angli. Prioritet për trajner mbetet Zinedine Zidane, ndërsa Abramovic do të vendosë 200 milionë funte në dispozicion për të përforcuar skuadrën me blerje të reja këtë verë. Iu kujtojmë se Chelsea u dënua nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullave me transferimin e 29 lojtarëve të rinj nga vendet e huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat