Duka thyen heshtjen

Futboll

Duka thyen heshtjen

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:46
Duka thyen heshtjen

Armand Duka është prononcuar për dhunën që ndodhi në ndeshjen Kamza-Laçi, gjatë përurimit të një ambjenti sportiv në Elbasan. Këtë fundjavë u godit arbitri Eldorian Hamiti. Gjë që ndezi edhe një herë debatin e madh mes FSHF-së dhe Policisë së Shtetit mbi mbarëvajtjen e ndeshjeve në Shqipëri. 

Masat që do të merren – Ajo që ndodhi në Kamzë, që është një gjë shumë e shëmtuar por që futbolli për nga emocioni që ka, për nga gara, sa më e egër të jetë gara, aq më shumë bëhen pak a shumë të papërmbajtura emocionet dhe këto emocione nuk përmbahen vetëm me shkollë edukimi por me masa të ndryshme sipas nivelit që ndodhin. 

Federata e Futbollit, organizatorët e Klubit dhe gjithashtu edhe forcat e rendit të cilat duhet të ruajnë rendin në Shqipëri. Në fillim të këtij kampionati çuditërisht u mor një vendim që policia nuk duhet të jetë prezent në stadiume. 

Thonë kështu e ka Anglia e kështu e ka Norvegjia. Unë nuk besoj që Anglia dhe Norvegjia kanë nevojë për aq shumë policë sa ishin sot në mëngjes në parlamentin shqiptar sepse parlamentarët nuk flasin dot me njeri-tjetrin. Kanë një polici jashtë dhe një gardë brenda dhe niveli i futbollit që është akoma edhe më i gjerë dhe presupozohet se niveli intelektual duhet të jetë pak më pak se i parlamentit duhet të luajë dhe të ruajë vendin vetë pa policinë.

Federata ka marrë masa sportive, vetëm atë ka në dorë. 

Pa polici, do ndërpritet kampionati? Unë pres që të kemi një reagim ndryshe nga policia dhe të ulemi dhe të bisedojmë ndryshe. Në realitetin që jemi do ishte shumë bukur që futbolli dhe çdo lloj aktiviteti tjetër të mos kishte polici, po të ishte me forca sigurie apo me njerëz civilë por a është e mundur në nivelin e kësaj shoqërie?! Unë them jo. Nëse do funksiononte si një mekanizëm perfekt që çdo shkelës pasi ta bënte atë, të thirrej, të dënohej qoftë dhe me 1 mijë lekë gjobë atëherë edhe mund të shkojmë në vendimin që të mos ketë polici në stadium. 

Kishim në Korçë ku 150 njerëz hynë në stadium, bënë çfarë deshën, thyen gjithë atë stadium që me shumë vështirësi e kemi ndërtuar dhe asnjë nuk u thirr qoftë edhe për t’i dhënë edhe një masë 100 lekëshe. U dhunua fotografi në Tiranë, në ndeshjen kundër Partizanit, një zyrtar ndeshjeje. Agresorët ishin të filmuar, nuk ke ç’kërkon më shumë. Nuk u ndalua askush. E njëjta gjë ndodh edhe tani. Kështu që nëse nuk funksionojnë këto atëherë duhet të ketë forca rendi në stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat