Solari: Mourinho te Real? Më mirë pyesni Julia Roberts

Futboll

Solari: Mourinho te Real? Më mirë pyesni Julia Roberts

Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:16
Jose Mourinho dhe Julia Roberts

Ky ka qenë reagimi i Santiago Solari-t pas deklaratave të bëra nga Jose Mourinho për një kthim të mundshëm te klubi madrilen. Portugezi, në fakt, ka bërë të ditur se nuk do ta kishte problem të kthehej te "Los Blancos", të cilët i ka drejtuar nga 2010-ta në 2013-ën.  

"Ky klub është më i kërkuar se Julia Roberts", ka thënë me shaka Solari pasi është pyetur në lidhje me fjalët e thëna nga Jose Mourinho. "Mendoj se duhet të pyesni Julia Roberts-in se cilin trajner duhet të zgjedhë klubi. Është një pyetje me vend, por nuk është për mua".

"Champions League? Natyrisht që duam ta fitojmë, është një kompeticion ku kemi shkëlqyer në vitet e fundit dhe është një mundësi që të tregojmë karakterin tonë". 

"Cristiano Ronaldo? Kemi folur shumë për të deri tani, ai është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së klubit, por nuk është më pjesë e kësaj skuadre", ka thënë Solari.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat