Reagimi i Ramosit derisa Reali turpërohej nga Ajaxi në Bernabeu

Futboll

Reagimi i Ramosit derisa Reali turpërohej nga Ajaxi në Bernabeu

Më: 6 mars 2019 Në ora: 05:57
Sergio Ramos

Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 1:4 nga Ajax në ‘Santiago Bernabeu’.

Skuadra holandeze falë një paraqitje mbresëlënëse arriti të eliminonte kampionët në fuqi të kësaj gare, për të kaluar në çerekfinale.

Sigurisht që një dozë faji në këtë humbje të Real Madridit  ka edhe kapiteni Sergio Ramos.

Ramos në ndeshjen e parë në Holandë ishte ndëshkuar qëllimisht me karton të verdh, për të munguar në ndeshjen e kthimit, dhe për të qenë i gatshëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, paraqitja e skuadrës së tij në Bernabeu nuk i ka pëlqyer aspak spanjollit. Këtë e dëshmon një fotografi e publikuar në media sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat