Trajneri i Ajaxit ka një mesazh për Real Madridin

Futboll

Trajneri i Ajaxit ka një mesazh për Real Madridin

Më: 6 mars 2019 Në ora: 08:47
Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag

Erik ten Hag është deklaruar pas fitores së madhe nga Real Madridi.

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, ka thënë se është tejet i lumtur me fitoren ndaj Real Madridit, por që nuk e ka komentuar lojën e tyre brilante.

“Ishte një ndeshjes e përsosur, kaq mund të them”, tha fillimisht trajneri i Ajaxit.

“E kemi merituar të kalonim në raundin tjetër, pas lojës që bëmë në dy ndeshjet.

““Le të mos harrojmë se kemi filluar në raundet kualifikuese, por ne jemi ende në garën për tre çmime dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha.

“Unë nuk kam preferencë për shortin, kështu që unë nuk do të mendoj për këtë. Të gjithë kundërshtarët e mundshëm janë skuadra të mëdha – por ashtu edhe Real Madridi”, ka shtuar më tej Ten Hag.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat