Kroos: Brenda një jave humbëm gjithçka

Futboll

Kroos: Brenda një jave humbëm gjithçka

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:06
Kroos: Brenda një jave humbëm gjithçka

Toni Kroos tha se njerëzit i harrojnë shpejt tre titujt e njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve, që i fitoi Real Madridi, duke dashur të gjejë njëlloj justifikimi për eliminimin nga Ajax. Gjigandët holandezë përmbysën disavantazhin 2-1 të ndeshjes së parë në Amsterdam, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 5-3 dhe shkuar në çerekfinale.

Mbyllet një javë e tmerrshme për Real Madridin dhe Santiago Solarin, që pësuan dy humbje në shtëpi ndaj rivalëve të hidhur të Barcelonës, para se ta bënin këtë edhe me Ajax. “Los Blancos” kanë dalë zyrtarisht jashtë dy garave, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, por me distancën që kanë nga kreu, mund të thuhet e njëjta gjë edhe në La Liga. 

Toni Kroos nuk jepet, gjithsesi, teksa u tha gazetarëve, pas turpërimit nga holandezët: "Ne kemi një ekip të mirë dhe e kemi treguar në disa momente të sezonit, por të jemi të sinqertë, jo vazhdimisht dhe jo vazhdimisht mjaftueshëm. Këtë javë kemi humbur gjithçka, çdo mundësi për të fituar një trofe. Kjo është e vështirë ta pranosh.

Për mua njerëzit e harrojnë shumë shpejt atë që ka ndodhur në të kaluarën, sepse nuk është e zakonshme që një skuadër të fitojë tri Liga Kampionësh radhazi. Kjo nuk do të ndodhë më, po ju them që tani.

Urime Ajax-it, ishte ekipi më i mirë. Sipas mendimit tim, që tani duhet të nisë përgatitja për sezonin e ardhshëm. Unë ende shoh se lojtarët kanë kualitet, por mendoj se këtë sezon nuk ka një lojtar me formë të mirë të vazhdueshme. Dhe kjo është arsyeja, pse jemi këtu.

Është koha që të kërkojmë ndjesë. Ne kemi rënë me të vërtetë poshtë dhe i kemi mërzitur tifozët. Megjithatë, është shumë shpejt të thuhet se është fundi i një epoke. Ne fituam Ligën e Kampionëve në secilin prej tri sezoneve të kaluara, këtë vit nuk do të jetë e mundur, por do të kthehemi për më shumë sezonin e ardhshëm. Ne jemi Real Madridi dhe kemi një detyrë: t’i fitojmë të gjitha garat".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat