Tare rrëfehet për largimin nga Shqipëria

Futboll

Tare rrëfehet për largimin nga Shqipëria

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:20
Tare rrëfehet për largimin nga Shqipëria

Igli Tare është një “ambasador” i Shqipërisë në Itali. Drejtori sportiv i Lacios përfaqëson suksesin e shqiptarëve jashtë vendit tonë. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisonin “Porta a Porta”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Tare ka kujtuar largimin e tij nga Shqipëria, duke u shprehur se kërkonte sukses diku tjetër në botë.

“Unë nuk jam pjesë e atij brezi që erdhi direkt në Itali. Në 1992 shkova i pari në Gjermani, hyra ilegalisht dhe kërkova rrugën për sukses. Ardhja në Itali dhe të luaja këtu ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të cilën e arrita me kalimin e kohës. Ndihem mirë këtu dhe uroj të njëjtën gjë për vendin tim, që të kthehet një vend më i mirë. Për ata që janë si unë, larg nga populli dhe vendi, imazhi që japim jashtë është i rëndësishëm prandaj përpiqemi të bëjmë pjesën tonë. Shpresojmë që njerëzit në Shqipëri të jenë përgjegjës sepse ka pasur rritje në vitet e fundit dhe duhet të japim një sinjal të fortë në të gjithë botën”, ka përfunduar Tare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat